Kukan BE do i jape Shqiperise statusin e kandidatit sapo opozita ti kthehet politikes normale
Megjithe perpjekjet tendencioze te opozites se Edi Rames per te nxire imazhin politik te Shqiperise ne syte e kancelarive perendimore nga Brukseli vijne garanci te plota se njollat e PS-se sdo e pengojne gjate marrjen e statusit kandidat
Tirana zyrtare pritet te vizitohet javen e ardhshme nga nje delegacion i Parlamentit Evropian me qellim diskutimin e situates politike me faktoret kryesore politike ne vend. Kreu i delegacionit per Evropen Juglindore ne PE Eduard Kukan dhe eurokomisioneri Vasilis Maragos do te zbarkojne ne Tirane vetem pak dite para mbledhjes se Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian ne Bruksel.
Duke informuar per viziten ne Shqiperi Kukan ka deklaruar se Brukseli kerkon te sjelle ne Tirane lajmin e se rruga e Shqiperise drejt statusit kandidat eshte e hapur vecse situata aktuale politike nuk eshte inkurajuese duke adresuar kritika keshtu drejt opozites socialiste.
Qellimi i ketij takimi eshte se ne duam qe te sjellim ne Bruksel lajmin se ngerci politik ne Shqiperi eshte kapercyer dhe vendi eshte duke bere progres nepermjet gjetjes se nje zgjidhjeje qe mund te beje te mundur avancimin e metejshem te Shqiperise se BE-se. Ndoshta mund ta ekzagjeroj por mendojne se pergjegjesite e partive politike dhe lideret e Shqiperise duhet te perfitojne nga rasti i ardhjes se delegacionit te PE-se ne Tirane per te na folur dhe per te na ofruar lindjen e nje situate te re ne Shqiperi qe nuk eshte gje tjeter vecse ajo qe kemi kerkuar prej kohesh. Pra zgjidhja e ngercit politik midis dy partive me te medha politike dhe po ndodhi kjo Shqiperia mund te prese nje lajm pozitiv nga Brukseli u shpreh Kukan.
Ai inkurajoi faktoret politike qe te avancojne drejt zgjidhjes pasi koha e mbetur nga publikimi i opinionit per statusin kandidat eshte e limituar.
Pa kete do te jete e veshtire koha po iken dhe Komisioni do shpalle opinionin per Shqiperine tha kreu i delegacionit per Evropen Juglindore ne PE Eduard Kukan.
Per sa i takon heqjes se vizave Kukan garantoi se liberalizimi i vizave do behet dhe ajo qe kerkojme jane mesazhet pozitive nga Shqiperia dhe e perseris qe kjo vizite eshte rasti ideal per te na dhene lajme te tilla.
Nderkaq nje nder ceshtjet qe do te diskutohet me autoritetet shqiptare eshte edhe lufta kunder korrupsionit. Sipas Kukan BE kerkon qe vendet e Ballkanit Perendimor te pergatiten mire per te ardhmen. Nderkaq eurokomisioneri Vasilis Maragos shprehet se nje baze e mire per reformat ne Shqiperi do te jene lufta kunder korrupsionit te drejtat e njeriut etj. Ju do te shikoni se ne raportin per progresin qe do japim ne Nentor lufta kunder korrupsionit te drejtat e njeriut te drejtat e grave do te zene vend thelbesor. Dhe kjo eshte nje baze e mire per reformat qe duhet te beje Shqiperia u shpreh eurodeputeti Maragos.