Opozita vijon grevën. Deputetja në spital

Opozita vijon sot për të katërtën ditë grevën e urisë në kuadër të protestës maratonë të nisur në datën 30 Prill. 19 deputetët grevistë dhe 182 mbështetës vijojnë grevën ndërkohë gjendja e grevistëve ka nisur të rëndohet. Në orët e para të mëngjesit, deputetja Klodiana Spahiu ka shfaqur simptoma të lodhjes dhe këputjes së trupit ndaj është dërguar në spital. Spahiu ndodhet në Spitalin Ushtarak nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë kësaj kohë të i pranishëm pranë grevistëve ka qenë kryetari i PS-së Edi Rama si dhe deputetët Gramoz Ruçi, Namik Dokle etj.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dje para protestuesve tha se kjo betejë nuk është beteja e Partisë Socialiste për të marrë pushtetin, por beteja e një populli të tërë . Ai bëri thirrje për rezistencë.