E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama viziton Spahiun: Greva vazhdon

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vizituar deputeten Klodiana Spahiu e cila ndodhet në Spitalin Ushtarak për shkak të problemeve shëndetësore në ditën e 4 të grevës së urisë.
Në një prononcim për mediat Rama tha se qeveria nuk po reagon as për problement e qytetarëve dhe as për grevën e deputetëve socialistë. "PS dhe deputetët do vijojnë grevën edhe pse nga qeveria s'ka asnjë reagim", tha Rama.
Gjendja e saj shëndetësore paraqitet e stabilizuar, por mjekët thonë se ajo nuk mund të largohet nga spitali.

19 deputetë grevistë dhe 182 mbështetës vijojnë grevën ndërkohë gjendja e tyre ka nisur të rëndohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›