Optimizmi joreal per integrim ne BE

Mbetja e Kosoves jashte procesit te liberalizimit te vizave kritikat e Komisionit Evropian drejtuar institucioneve kosovare ne Raportin e fundit te Progresit kritikat e mekanizmave nderkombetare lidhur me luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar ato qe flasin per nje sundim te dobet te ligjit dhe te tjera deshmojne se Kosova nuk do te mund te jete anetare e Bashkimit Evropian ne te pakten gjashte - shtate vitet e ardhshme thone njohesit e integrimeve evropiane ne Prishtine.
Eksperti Shenoll Muharremi thote se parimisht Kosova ka perspektive evropiane por thekson se autoritetet kosovare duhet te permbushin edhe shume kritere deri ne diten kur Kosova do te mund te jete anetare e BE-se.
147Kosova duhet ta fitoje kete perspektive dhe kjo nuk do te vjen falas por do te duhet nje pune shume e madhe e kosovareve reforma harmonizim aproksimim te politikave dhe shume gjera te tjera. Andaj si parim mund te jene optimiste per te ardhmen e tyre148.
147Nese bazohemi ne eksperiencen momentale sidomos ne dhjete vitet e fundit mendoj se eshte teper optimiste te mendohet qe ne vitin 2016 apo 2017 Kosova do te anetaresohet ne Bashkimin Evropian148 thote Muharremi.
Rendesine per permbushjen e kritereve per integrim ne BE dhe sic thuhet 147mposhtjen e korrupsionit krimit te organizuar dhe pastrimit te parave148 e theksoi gjate dites Komisionari per Zgjerimin i BE-se Shtefan Fyle ne nje takim mbi Ballkanin Perendimor ne Parlamentin Evropian.
Megjithate rezultatet e anketes 147Monitorimi i Ballkanit 2010 te zhvilluar nga organizata 147Gallup148 dhe 147Fondi Evropian i Ballkanit148 vene ne pah se kosovaret mbesin ende optimiste per integrimin ne Bashkimin Evropian.
Sipas te dhenave te ketij dokumenti per dallim nga viti i kaluar ku ne mesin e qytetareve te Kosoves mbizoteronte ideja se Kosova do te jete pjese e BE-se ne vitin 2016 kete vit shumica e kosovareve jane shprehur optimiste se anetaresimi ne BE do te mund te ndodhe me 2017-en.
Antropologia Nita Luci thekson se optimizmi i kosovareve lidhur me afatin kohor per anetaresim ne Bashkimin Evropian vjen si pasoje e ndikimit te politikaneve mbi mediat e sic thote ajo rrjedhimisht opinionin publik.
147Ka nje uzurpim te madh te te drejtave ne Kosove nje uzurpim te se drejtes per qasje ne informata por edhe te se drejtes se gazetareve qe te ofrojne informata. Kjo ka ndikuar drejtperdrejt ne bindjen se ne do t146i bashkohemi Evropes sepse menyra se si eshte shperndare informata ka qene e kontrolluar nga ata qe u kane hedhur hi syve te qytetareve148 deklaron Nita Luci.
Ajo shpjegon se optimizmi i kosovareve lidhur me integrimin ne BE reflekton me shume deshiren e tyre per te qene pjese e Bashkimit Evropian - gje qe pastaj sipas saj shnderrohet ne optimizem.
Mirepo ne mesin e banoreve te Kosoves ka dhe te tille qe nuk duan te besojne ne nje proces shume te shpejte te integrimit te Kosoves drejt Bashkimit Evropian. Dren Hoti student i Shkencave Politike dhe Administrates Publike ne Universitetin e Prishtines shpreh bindjen se ka ende pune qe duhet kryer nga institucionet pergjegjese dhe nga Bashkimi Evropian ne menyre qe Kosova nje dite te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE.
147Une mendoj se ne vitin 2020 Kosova do te jete perfundimisht pjese e Bashkimit Evropian me te gjitha kriteret e permbushura. Fillimisht mendoj se duhet te behet dicka per liberalizimin e vizave pastaj dhe kriteret tjera si tregtia e lire dhe disa zhvillime per t146u integruar ne Bashkimin Evropian148 shprehet Hoti. /rel/