E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora 15: 27, ECA e KRIK: PS e PS vazhdojnë rivalitetin me nga 6 qarqe secila

Kur ora shënon 15:27 minuta, janë numëruar 1481 kuti votimi nga 4753 Qendra Votimi, nga të dhënat e publikuara nga ECA-s dhe KRIIK, Partia Socialiste vazhdon të kryesojë Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën. Partia Demokratike në avantazh në Shkodër, Kukës, Lezhë , Dibër Durrës dhe Korcë.TIRANE-Deri në orën 15. 27 minuta nga të dhënat e publikuara në faqen online të projektit ECA-s dhe KRIIK në rang vendi janë numëruar 1481 kuti votimi nga 4753 të tilla.

Në qarkun e Tiranës deri rreth orës 15.27 raportohet se janë numëruar 262 kuti nga 826 të tilla. PS kryeson me 42. 96 %, kundrejt PD me 21. 58 %. Lëvizja Socialiste për Integrim 4.21%, LZHK 1.24%, PR 1.36%, PSD 0.94.%. Partitë e tjera kanë përqindje më të ulët të votave.

Në qarkun Shkodër janë numëruar 110 kuti nga 413 të tilla. Kryeson PD me 47.47%, PS ka marrë 33. 15 % të votave, PDK 2.88,% LSI 2.55%, PR 2.51 %, PAA 1.85%,PSD 1.79%.Partitë e tjera kanë përqindje më të ulët

Në qarkun Kukës janë numëruar 125 kuti nga 217 të tilla. Kryeson PD me 60.34 %. PS ka arritur në shifrën 16.22%, PSD 11.96%, PR 3.84 %, Lëvizja Socialiste për Integrim 2.36%, PLL 1.28 %. Partitë e tjera kanë përqindje më të ulët se 1%.

Në qarkun Lezhë janë numëruar 80 kuti nga 244 të tilla. Kryeson PD me 45.11 %, PS ka marrë 28. 81 % të votave. PSD 2.92 %, LSI 3.68 %, LDK 2.71 %, PAA 2.16 %. Partitë e tjera kanë përqindje më të ulët të votave.

Në qarkun Dibër janë numëruar 43 kuti nga 314 të tilla. Kryeson PD 45.48 %. PS deri tani ka marrë 34.36 % të votave. LSI 6.04%, PLL 2.65 %, PR 3.02 % LZHK 2.23%, PDK 1.42%. Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të ulët të votave.

Në qarkun e Durrësit janë numëruar 61 kuti votimi nga 352 të tilla. Kryeson PD 44.48 %. E dyta është PS 37. 09 % , LSI ka marë 7.87 %, PR ka marë 2.2% votave, .
Partitë e tjera kanë marrë nën 1 % të votave.

Në qarkun e Elbasanit janë 165 kuti votimi nga 550 të tilla. Kryeson PS me 43. 4 %, PD ka marrë 36.37 % të votave, LSI 5.34 %, PR 2.16 %, PSD 3 % , PBDNJ 1.25%.

Në qarkun e Fierit janë numëruar 131kuti nga 488 të tilla. Kryson PS 48.64 të votave. PD deri tani ka marrë 32.83 %, LSI ka marrë 6.17 %, PLL 2.62 %, PR 2.06 %, PDI 1.7 % dhe PSD 1.24 %. Partitë e tjera kanë marrë nën1 % të votave.

Në qarkun e Beratit janë numëruar 131 nga 298 kuti votimi. Kryeson PS me 47.75 % të votave, PD ka marrë 26. 81 % , LSI 11.27 %, PR 5.44 %, G99 ka marrë 2.91 %, PSD 1.82 % të votave.

Në qarkun e Korcës raportohet janë numëruar 147 kuti nga 421 të tilla. Kryeson PD me 43.17 % kundrejt PS 41. 94 %. LSI 3.92%., PBDNJ 2%, PR 1.52%., dhe PSD 1.12%. Partitë e tjera kanë përqindje më të ulët

Në qarkun e Vlorës janë numëruar 135 kuti votimi nga 345 të tilla. Deri tani kryeson PS me 42.08 % të votave. PD ka marrë 26.42 % të votave, PBDNJ 6.88 %, PDI 4.3%, PSD 3. 88 %, LSI 2.82 %, PDK 2.11 % Partitë e tjera kanë marrë nën 2 % të votave.

Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 88 kuti votimi nga 285 të tilla. Kryeson PS me 49. 44 % të votave. PD ka marrë 35.74 %, PR 2.01 %, PSD 1.84 % PBDNJ ka deri tani 2.35 %, dhe LSI 1.42 %.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›