PS e PD, akuza të ndërsjellta për procesin e numërimit
PS dhe PD kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta lidhur me bllokimin qe ka ndodhur në procesin e numërimit të votave në disa VNV. PS akuzon PD se po e bllokon këtë proces qëllimisht. Ndërkohë PD i ka mohuar këto akuza duke thënë se procesi po ecën normalisht.TIRANE- Akuza të ndërsjellta janë shkëmbyer mes selisë roze dhe asaj blu mbrëmjen e sotme, lidhur me ecurinë e procesit të numërimit të votave.
Selia rozë ka akuzuar Partinë Demokratike se po bllokon këtë proces qëllimisht duke ndikuar në vonesën në numërim. Në një konferencë për shtyp sekretari i PS për cështjet politike Fatmir Xhafaj ka denoncuar edhe disa raste të bllokimit të numërimit në disa VNV në Elbasan, Fier si dhe në Tiranë
Xhafaj akuzoi PD-bë se po përdor skenarë të 2005 për të ndikuar në vonesë të rezultatit. “ky është një skenar i përdor nga komisionerë të Partisë Demokratike edhe në vitin 2005”- tha Xgafaj.
Xhafaj i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të reflektojë ndaj rasteve të bllokimit të denoncuara prej saj duke kthyer komisonerët në punë dhe duke hequr dorë nga dhuna e bllokimit teë procesit.
Si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Xhafaj zëdhënësia nga selia blu Majlinda Bregu tha se Partia Demokratike po vepron në bazë të kigjit dhe në respektim të institucioneve kushtetuese për mbarëvajten e këtij procesi. Sipas bregut cdo bllokim po zgjidhet me bashkëbisedim mes komisionerëvë dhe se sipas saj procesi po ecën normalisht.
“Kemi dëshmuar gjatë të gjithë këtij procesi se kjo forcë nuk është për bllokim, por edhe në ato raste kur ka bllokim, jemi munduar që këto situata ti zgjidhen me komisionerët duke respektuar Kodin Zgjedhore, e ligjin”- tha Bregu.