"Ora e Debatit": Ç'po ndodh me rezultatin e 28 qershorit?

Kur kanë kaluar dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve, por ende nuk është shpallur fituesi dhe humbësi, në emisionin "Ora e Debatit" analistë dhe ekspertë debatuan mbi atë që po ndodh me rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Në emisonin e gazetarit Alfred Peza, është diskutuar për pikëpytjen më të madhe që shqetëson aktorët politikë dhe opinionin publik, cilat janë arsyet e vonesës se rezultatit dhe zgjedhjeve, kush përfiton dhe penalizohet prej saj. Pjesë e debatit ka qenë edhe mandati i 9-të i PS-së në Fier, që sipas panelit, edhe nëse vërtet do jetë fituar nga PS-ja, nuk do ndryshonte asgjë në qeverisjen e ardhshme, që tashmë do drejtohet nga koalicioni Berisha-Meta. Analistja Gjoni, publicisti Çupi, eksperti Zaloshnja dhe kreu i Institutit për Studime Bashkëkohore, Hoxha kanë rënë dakord në një pikë, ata nuk parashikojnë dorëheqjen e Edi Ramës nga kryetar i Partisë Socialiste.
Kreu i Institutit për Studime Bashkëkohore, Artan Hoxha tha se nuk është e pranueshme që PS-ja po shkëmben një mandat me njohjen e zgjedhjeve. Sipas Hoxhës, Rama duhet të dorëhiqet për shkak të precedentit që ka vendosur Nano si dhe të statutit të partisë së tij. "Por Rama racional", tha Hoxha, "s'ka si të japë dorëheqjen pasi ka nën kontroll partinë e tij dhe nuk ka asnjë konkurent që t'i kërcënojë pozicionin". Hoxha tha se koalicioni Meta-Berisha ka mundësi të funksionojë shumë mirë. "Për më tepër, të dy liderët i kanë humbur të njëjtës varkë, nëse njëri e shpon të dy mbyten", tha ai.
Sipas analistes Edlira Gjoni tonet e ankimimit të Ramës pas humbjes së zgjedhjeve, janë më të ulëta nga sa do përdoreshin nëse humbëse do ishte e djatha. "Reagimi i Ramës më duket reagimi normal i një njeriu që ka humbur", tha ajo.
Mandatin e 9-të në Fier, sipas saj, Rama e përdor si "xhaketë shpëtimi" për të justifikuar humbjen. "Megjithatë", tha ajo, "edhe me këtë mandat të 9-të për PS-në, qeveria do drejtohet nga koalicioni Berisha-Meta". Edlira Gjoni vlerësoi se Rama nuk do japë dorëheqjen nga kreu i PS-së. Gjoni tha se koalicioni Meta-Berisha është tërësisht normal dhe do funksionojë shumë mirë. "Ky koalicion i duhet vendit dhe LSI-ja bëri shumë mirë që e beri këtë hap", shpjegoi ajo.
Publicisti Frrok Çupi, tha se për sa kohë që KQZ-ja të jetë në presion të politikës, ajo do të vonojë zgjedhjet. Çupi tha se qëndrimi i Ramës përballë dorëheqjes është parashikuar. "Rama erdhi në krye të PS-së një natë të çuditshme kur humbi programin, pra nuk u zgjodh, por vodhi votat, dhe këtë e bëri me qëllim për të qëndruar dhe jo për të ikur", tha ai. Sipas publicistit, Edi Rama nuk e ka edukatën e dorëheqjes. " Rama nuk është i llojit socialist dje nuk do japë dorëheqjen", tha Frrok Çupi. Publicisti pohoi se koalicioni PD-LSI do funksionojë shumë mirë, sepse të dyja plotësojnë njëra-tjetrën.
Eksperti Eduard Zaloshnja vlerësoi se koalicini i Berishës, pavarësisht mandateve të PS-së në Fier, do të krijojë qeverinë. "Është tashmë e vendosur që koalicioni Meta-Berisha do të krijojë qeverinë e re", tha ai. Sipas tij, numërimi ka qenë problemi i këtyre zgjedhjeve. "Dhe nëse do të shiheshin kamerat e vendosura në QV do të shiheshin një sërë parregullsish", shpjegoi ai. "Betejën" , për mandatin e 9-të në Fier, Zaloshnja e konsideroi një lojë politike. Eksperti vlerësoi se nuk mendon se kreu i PS-së do të japë dorëheqjen edhe pse duhet ta bëjë një gjë të tillë. Eksperti tha se Meta bëri koalicion me Berishën për interesat e tij. "Me këtë koalicion Meta ia ka hequr mundësinë vetes për t'u bërë lider i së majtës", tha ai.