E Shtunë, 31 Tetor 2026

A. Press për zgjedhjet: Vonesa gjatë procesit të numërimit

The Associated Press/ Gjatë një shkrimi të sotëm, A.P raporton disa konstatime të vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet në vendin tonë, sipas të cilëve ndërhyrjet politike kanë vonuar procesin e numërimit të votave.

Rreth 500 vëzhgues ndërkombëtar monitoruan procesin zgjedhor Shqipëri, që konsiderohet si një provë e rëndësishme për demokracinë në vendin e vogël të Ballkanit.

"Numërimi i votave është zgjatur dhe shënohet nivel i lartë mosbesimi ndërmjet partive politike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore," citon A.P raportin e fundit të misionit vëzhgues ndërkombëtar i kryesuar nga Zyra e OSBE për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut.

Më tej raportohet se KQZ ka në shqyrtim ankesa nga partitë politike para se të vulosë emrat e 140 deputetëve të rinj të parlamentit.

Demokratët e Berishës dhe të LSI-së premtuan formimin e një koalicioni për qeverisje të qëndrueshme me synim anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por opozita socialistët ka ngritur akuza për procesin e numërimit dhe ka kërcënuar se nuk do të njohë zgjedhjet.

Vëzhguesit vunë në dukje problemet procedurale për shkak të mungesës së trajnimit dhe udhëzime të mjaftueshme të komisionerëve.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›