E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit": PS, e sotmja dhe e ardhmja e saj

Sot në orën 21:00, LIVE në emisionin "Ora e Debatit", kandidati për kreun e Partisë Socialiste, Arben Malaj përballë 4 gazetarëve. "PS, e sotmja dhe e ardhmja e saj", do jetë tema e emisionit të gazetarit, Alfed Peza. Në studion e emisionit "Ora e Debatit", të ftuar politologu Bledar Zaganjori, kryeredaktori i "Top Cahnnel", Bledar Zaganjori, Roland Zili, kryeredaktor në "Vizion +" si dhe Patrik Sadikaj, drejtor prodhimi në "Ora News".
Arben Malaj rrëfen në studion e "Ora e Debatit" si po punon për të sfiduar Edi Ramën dhe raportet e tij me Ben Blushin përballë Ramës. Malaj flet për shanset për t'u bërë kryetar i Partisë Socialiste. Ai shpjegon arsyet pse Partia Socialiste humbi në zgjedhjet e 28 qershorit. Kandidati për kreun e Partisë Socialiste shpalos platformën për një PS ndryshe nga Edi Rama. Malaj rrëfen, në emisionin e gazetarit Alfred Peza, takimin e djeshëm me Fatos Nanon dhe cilët janë përkrahësit e tij brenda PS-së. Në emisionin "Ora e Debatit" hidhet dritë mbi krizën e PS-së dhe të majtës shqiptare si dhe të ardhmen e Partisë Socialiste pas Kongresit të Jashtëzakonshëm të 29 gushtit.
Ndiqni sot, LIVE në 21:00 emisionin "Ora e Debatit".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›