MTKRS: Këtë vit Shqipëria pati më shumë vizitorë
Këtë vit vizitorët në Shqipëri janë shtuar në krahasim me një vit më pare. Kështu thuhej në raportin e publikuar nga ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Sipas pasqyrës statistikore të këtij institucioni për periudhën janar - korrik 2009, krahasuar me atë të vitit 2008-të ka patur një rritje të vizitorëve në nivelet 36%, kurse krahasuar me 2005-ën është rritur me 2.6 herë më shumë.
Që nga janari e deri tani mendohet që në Shqipëri të kenë ardhur më shumë se një milion e gjysëm vizitorë, ku pjesa më e madhe e tyre nuk kanë qënë ekskursionistë, por vizitorë të cilët kanë qëndruar për disa netë rresht.
Ndërkaq ka patur një shtim të numrit edhe të vizitorëve të huaj dhe vetëm gjysma e këtyre vizitorëve kanë qënë emigrantët.
Për këtë vit numrin më të madh të turistëve e përbëjnë europianët me 92%, dhe më pas vijnë amerikanët e aziatikët me përkatësisht 5 dhe 2%.
Sipas qëllimit të udhëtimit që nga janari e deri në korrik 89 % e vizitorëve kanë ardhur për të pushuar, ndërsa 3 % e tyre për qëllime biznesi.