E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora e Mekes sfidonGrinwicin kohematesii ri per myslimanet

MEKE- Nje ore gjigande kercenon supremacine shekullore te Grinwicit. Behet fjale per oren e vendosur ne kullen Meka mbreterore qe dominin kompleksin madheshtor tregtar te ndertuar nga qeveria saudite ne qytetin shenjte dhe qe sot nisi tik takun e pare per te shenuar dhe fillimin e Ramazanit.

Ora e cila eshte 3 ore perpara orarit zyrtar te Grinwicit do ti jape zyrtarisht kohen mbi 1.5 milione myslimaneve te ne gjithe oboten.
Ora ne fjale ka permasa me te vertete madheshtore. Kater fushat e saj kane nje diameter prej 46 metrash dhe jane te ndricuara nga 2 milione llampa te vogla qe nxjerrin ne pah te shkruaren ldquoNe emer te Allahutrdquo.

Ndersa 21 mije drita te vogla te kuqe dhe te bardha qe shihen deri ne 30 kilometra distance do te ndizen 5 here ne dite ne perputhje me kohet e faljes.
Po kaq imponuese eshte edhe kulla ne te cilen ndodhet ora me gati 600 metra lartesi qe e ben ate ndertesen e dyte me te larte ne bote.

Sipas studiuesve islamike rendesia e ores myslimane eshte e destinuar te kaperceje kufijte e Arabise Saudite dhe te eklipsoje observatorin e Grinwicit per tu shnderruar ne qendren e vertete te tokes. Vetem ideja qe koha myslimane duhet te rrjedhe sipas rregullave te vendosura nga Londra konsiderohet si nje anakronizem i vertete kolonial.
e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›