E Diel, 1 Nëntor 2026

Ora kundërshton vendimin e KQZ-së për kamerat

Deklarata e kryetares së KQZ-së se kamerat do ta pengonin transparencën, sipas Partisë Ora, është pasqyrë e mungesës së argumentit të shëndoshë, ndërsa thënia e një anëtari të komisionit se kamerat do ta cenojnë privatësinë e qytetarëve, sipas kësaj partie, “e shpreh dëshirën e qarqeve të caktuara që, në shekullin e internetit, privatësia të jetë e kontrolluar dhe e dirigjuar sipas nevojave ditore”.

“Partia Reformiste ORA fuqishëm e kundërshton përçarjen e një vendimi kaq të rëndësishëm dhe me rëndësi politike, nga ana e KQZ’së. Vendimin mbi këtë çështje është dashur të bjerë Parlamenti i Kosovës, ky vendim dërgon mesazh të shëmtuar mbi mosgatishmërinë e Kosovës që të mbajë zgjedhje të ndershme dhe transparente’, thuhet në një komunikatë të kësaj partie.

Start/Telegrafi

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›