E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suu Kyi mbetet në arrest shtëpiak, lirohet amerikani

Senatori Jim Webb, u takua dje me liderin e juntës ushtarake të Birmanisë, Than Shwe, në kryeqytetin e ri të vendit, Naypyidaw, dhe burime nga zyra e tij në Uashington bënë të ditur se Yettaw do të lirohet.

"Yettaw pritet të largohet zyrtarisht nga Birmanis sot në mëngjes. Senatori Webb do ta largojë nga Birmania me një avion ushtarak, që do të shkojë në Bankok sot pasdite", thuhej në komunikatën e zyrës së senatorit në Uashington.

Ai bisedoi edhe me Suu Kyi për rreth 45 minuta në një shtëpi pritjeje në Rangun, pas një takimi me anëtarët e partisë së saj, Lidhja Demokratike Kombëtare, dhe disa parti politike të tjera të cilat u ftuan në Naypyidaw nga qeveria.

Autoritetet ushtarake të Birmanisë deklaruan se qëndrimi dyditor i Yettaw në shtëpinë e Suu Kyi, përbënte shkelje të rregullavet të arrestit shtëpiak, që shënoi edhe dënimin e mëtejshëm të saj.

Ajo u dënua një javë më parë me 18 muaj të tjerë arrest shtëpiak, mjaftueshëm për ta mbajtur jashtë fushatës elektorale të vitit të ardhshëm. Disa kritikë mendojnë se ky ishte pikërisht synimi i juntës dhe qëndrimi i Yettaw në shtëpinë e saj ishte vetëm një arsye për ta dënuar atë sërish.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›