E Hënë, 2 Nëntor 2026

Oracle Red Bull Racing dhe Max Verstappen rinovojnë kontratën deri më 2030

Katër herë kampioni i botës në Formula 1 do të mbetet në zemër të projektit të “Oracle Red Bull Racing” pasi skuderia në fjalë lajmëroi mëngjesin e sotëm rinovimin e akordit, i cili mund të konsiderohet si një fillim i ri për të dy palët.

Holandezi iu bashkua Programit Red Bull Junior në vitin 2014 dhe debutoi me këtë veturë në Formula 1 në vitin 2016 duke arritur që të ngjitet në vendin më të lart në pod.

Max në timonin e Red Bull kanë siguruar katër tituj kampion bote për klasifikimin e pilotëve dhe dy tituj për konstruktorë falë 71 triumfeve në Çmimet e Mëdha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›