E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oret e nates ne dyert e Prokurorise

Gjate gjithe kohes qe 6 drejtuesit e Gardes se Republikes ndodheshin ne zyrat e prokuroreve para hyrjes kryesore te Prokurorise se Tiranes ndodheshin rreth 30 efektive te gardes me rroba civile.


Ne lokalin perballe dhe ne rruge para hyrjes se prokurorise qe nga ora 1900 e mbremjes se marte deri ne 0330 te mengjesit te se merkures kane qendruar efektive te gardes me rroba civile. Aty ndodheshin rreth 30 efektive te cilet prisnin me ankth se cfare do te vendoste prokuroria per shefat e tyre.


Ne momentin qe nga dera e institucionit te akuzes ka dale Komandanti i Gardes Prendi dhe kater vartesit e tij keta efektive i kane pritur me entuziazem madje ky i ka takuar dhe perqafuar disa prej tyre.


Por entuziazmit te gardisteve te pranishem jashte Prokurorise shumica ishin pjese e njesise speciale te Gardes ia ka lene vendin me pas irritimi dhe sharjet kur efektivet e policise nga ambientet e prokurorise nxoren me pranga ne duar komandantin e tyre major Ahmetcenaj. U afruan tek makina e policise dikush duke i dhene zemer e dikush duke ofenduar prokuroret. Ahmetcenaj u dergua ne Drejtorine e Policise se kryeqytetit.


Komandanti i njesise speciale i Gardes se Republikes major Alfred Ahmetcenaj para se te prangoset eshte lejuar nga perfaqesuesit e akuzes te njoftoje familjen dhe nje mikun e tij qe ti dergoje disa rroba sportive ne ambientet e Drejtorise se Policise.


Ne momentin qe e njoftuam shtetasin Alfred Ahmetcenaj se do te arrestohej i dhame te drejten te beje nje telefonate me familjen te cilen e lajmeroi se do te arrestohet. Gjithashtu ai telefonoi para se te dorezoje aparatin telefonik edhe nje mikun e tij qe i kerkoi te marre makinen dhe ti sjelle rroba sportive tek Drejtoria e Policise-thuhet nga burimet e Prokurorise se Pergjithshme.

I shqetesuar dhe me dridhje zeri gjate deshmise. Sot masa e arrestit per Llupon


Shefi i Shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes major Agim Llupo i cili tre dite me pare u arrestua nga policia me urdher te prokurorise mesohet se gjate deklarimeve te tij ka mohuar se ka qene personi i futur ne tunelin e kryeministrise i fiksuar nga te gjitha kamerat e televizioneve ne vend.


Nuk kam qene une i vendosur ne tunelin e kryeministrise. Une kam qelluar ne ajer por ne asnje rast ne drejtim te turmes-mesohet te kete pretenduar Llupo. Gjate marrjes ne pyetje ai ka qene vazhdimisht i shqetesuar dhe hera-heres i dridhej zeri. Policia shkencore e MB ka deklaruar se nga arma e tij ka gjetur vdekjen demonstruesi Ziver Veizi.


Nderkohe Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet me kerkese te prokurorise ne ora 1330 minuta do te marre ne shqyrtim kerkesen per vleftesimin e arrestit dhe caktimin e mases se sigurise ndaj ish-shefit tashme te shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes major Agim Llupo i arrestuar tre dite me pare per akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese me shume se nje person dhe shperdorimit te detyres sipas Kodit Penal ushtarak.


Shqyrtimin e kerkeses se prokurorise mesohet se do ta shqyrtoje gjyqtari i gatshem Shkelqim Mustafa i cili disa muaj me pare u transferua me propozim te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe dekretit te Presidentit nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Gjirokaster prane seksionit penal te Gjykates se Shkalles se Pare ne Tirane.

GJINUSHI
Gjinushi ne prokurori Ska puc ka 4 vrasje qytetaresh nga Garda

TIRAN- Kryetari i Partise Socialdemokrate z.Skender Gjinushi eshte paraqitur paraditen e djeshme ne Prokurorine e Tiranes per te dhene shpjegime me cilesine e personit qe ka dijeni per ngjarjet e dates se 21 janarit.


Ai deshmoi ne zyren e prokurorit Albert Demirneli. Arsyeja e thirrjes sipas burimeve nga prokuroria mesohet se ka qene referimi i materialit te policise ku akuzonte Gjinushin si njeri nga drejtuesit e opozites qe benin thirrje per te marre pushtetin me dhune.


Ne perfundim te deshmise kreu i PSD-se tha se policia po fsheh te verteten duke e cilesuar kryeministrin Sali Berisha si organizator i pucit. Kreu i Policise po fsheh te verteten puci i shtetit nuk ekziston. Te gjithe e pane kush i vrau 4 personat. Garda qelloi u vertetua dhe nga ekspertiza balistike-theksoi kryetari i PSD-se Gjinushi para mediave. Kreu i PSD-se eshte akuzuar nga S.Berisha si nje nga organizatoret e atij qe Berisha e quan puc etj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›