E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mund te kishim marre nje plumb te gjithe

Ishim edhe ne ne manifestimet tragjike te 21 Janarit dhe protestuam paqesisht. Mund te kishim marre nje plumb edhe ne. Syte na pane njerez te pafajshem te cilet moren Kushtetuten e te drejtave te njeriut me vete ne varr.


U vrane pa gjyq. Ishin te paarmatosur. Arma me e fuqishme qe kane pasur ka qene zemerimi qe iu vlonte ne shpirt. Kryeministri i Shqiperise nuk diti as kete here te mos e coje popullin e vet deri ne ate rrokopuje te skajshme. Tregoi edhe nje here se nuk i dhimbset asgje pervec kolltukut.


Sot ndihemi sikur po rijetojme ne kohen e Enver Hoxhes Aranit eles Zylyftar Ramizit Ilir Mustafarajt. Ky i fundit dje zevendes/minister i Puneve te Brendshme sot keshilltari politik i ministrit te Brendshem.


Ai qe drejtoi dhe theu me grusht te hekurt dhe te pameshirshem revolten e te burgosurve politike ne Qafen e Barit ne 1984 qe i futi plumbin ne kolone vertebrare te burgosurit Konstandin Gerveni i theu po kolonen vertebrare Sander Sokolit i cili vdiq rruges per ne spital pushkatoi Tom Ndojen Sokol Zefin ridenoi Haxhi Baxhinovskin Nuredin Skraparin e shume te tjere.


Ne fakt gjendemi edhe me keq se atehere. Enver Hoxha te vriste pa firmosur asnje kontrate per te drejtat e njeriut me boten e qyteteruar dhe demokratike. Ndersa sot ndodhin turpe dhe tmerre ne emer te demokracise dhe kur jane nenshkruar te gjitha kartat e te drejtave te njeriut. E te pakten te gjitha gjyqet qe beri Aranit ela nuk i ka mohuar duke thene qe nuk i kam bere sic po mohohen krimet sot.


Nuk te vrisnin pas shpine te vrisnin me ligj. Sot te vrasin ne emer te demokracise dhe te drejtave te njeriut dhe pa gjyq. Te vrasin njerez me pseudodiploma e mastera.
Kur Ali Pashe Tepelena i tha Lleshit te Zi te Gjonmarkajve te vriste gjithe banoret e fshatit Kardhiq ashtu te lidhur sic ishin ky ia ktheu Zgjidhi armatosi dhe atehere mund ti vras por jo keshtu..


Si mund te ndodhte ajo qe ndodhi ne 21 janar E si mund ti qellosh qytetaret e tu keshtu Nje shtet qe i do bijte e vet gjen menyra te tjera per te frenuar zemerimin e tyre ose nuk i con fare drejt zemerimit.


E ne vend te drejtesise sot na duhet te degjojme fjalimet e Sali Berishes. Perdite e me shume i ngjajne fjalimeve te Enver Hoxhes kur mblidhte pleniumin dhe ngrinte doren perpara publikut por viktimen e kishte mbrapa shpine Ke dashur te vrasesh komandantin e Forcave te Armatosura Sekretarin e I-re te Komitetit Qendror kryetarin e Frontit Demokratik mua. Dhe salla duartrokiste Rrofte Partia.. E qyqari i pandehur qe shpesh sia kishte as idene se per cfare komploti behej fjale pushkatohej pa gjyq.


Na kujtohet nje shembull tragji-komik Bajram Kovaci nga Kukesi shkrimtar disident i cili u akuzua ne vitin 1975 per agjenture dhe u hartua akuza qesharake se ai kishte ardhur me nendetese ne Shqiperi dhe me te lundroi nga Buna ne Vaun e Dejes ne turbinat e Fierzes e vajti deri ne Kukes . Sot ne 2011 na dalin akuzat per cadrat me kater mbushje thika me helm desante ajrore stilolapsa- pistolete. O Zot


Shqiperia po ndryshon me vrasje e tmerre. Por edhe me pare ka qene keshtu. Vec ne dukje ishte pak me e qete por ne brendesine e vet ky pushtet e ka pasur te fjetur krimin i cili zgjohet sa here e ngacmojne aty ku nuk i pelqen.


Krimin e paralajmeruan edhe 27 viktimat ne Gerdec. I vrane per par keta makuter. Zoti thote Tokes se keqe largoju njeriut te keq jo se ta heq une. E drejtesia hyjnore do te vije nje dite.
Asnje nga ne te burgosurit politike nuk ka kerkuar pasuri ne menyre te paligjshme.


Edhe me i dobeti psikologjikisht nder ne e ka zoteruar dhe nuk e ka perdorur gjuhen qe perdor sot Kuvendi i Shqiperise. A mund te jete atdhe ajo Shqiperi qe vret dhe ha femijet e vet
Iu drejtohemi nenave te viktimave te 21 Janarit dhe Gerdecit Nuk jeni vetem. Edhe ne na ka vrare e shkaterruar familjarisht si pushteti dje edhe ai sot.


Turp edhe per inteligjencen shqiptare Turp per gjithe ata mendje-madhore qe thone Jemi profesore me doktoratura mastera te cilet ne ngjarje te tilla heshtin. Ata jane zemer-gur. Turp dhe per gjithe ata kameleone qe me servilizimin e tyre drite-shkurtesine e tyre shesin shpirtin per interesa duke i sherbyer se keqes e duke e lene kete vend peng te se keqes. Turp edhe per komunitetet fetare qe nuk kane ngritur zerin per ata shqiptare qe u vrane ne mes te sheshit por kane qendruar ne heshtje.


Ne te burgosurve politike na kane vdekur mbi 30 prifterinj ne duar me fjalet Rrofte Shqiperia demokratike apo Do behet Shqiperia edhe pa ne Do ta beje mire Zoti per Shqiperine per brezat me pas.


E qe tani nuk iu gjenden varret. Korifejte e besimeve fetare shqiptare At Gjergj Fishta Dom Nikolle Kacorri kardinali Mikel Koliqi monsinjor Bumci etj donin nje Shqiperi ku secili te kishte vendin e vet dinjitoz e jo te neperkembej kesisoj nga te paudhet. Turp edhe per nderkombetaret qe flasin me arra ne goje.


Turp per Akademine e Shkencave gjithe ata dekane fakultetesh private na harxhojne energji duke i ndjekur ne ekrane me ate gjuhe te varfer fyerjesh dhe sharjesh ata analiste qe bejne te zezen te bardhe..


Ka ardhur koha te vendose populli me vetevendosje. E ta beje e ribeje kete sa here qe ata qe e perfaqesojne debilosen ose pandehin se jane te pikur nga qielli e guxojne te shkelin te drejtat e te tjereve. Ne ish-te persekutuarit per liri dhe demokraci ne kete vend nuk do te rreshtim kurre se theni cfare na vlon ne zemer derisa te marrim fryme ne kete jete. I drejtohemi te ashtuquajtures maje largohu sa me pare naten pa hene


Gjergj Ndreca Xhaferr Agaraj Fatmir Lamaj Bedri Blloshmi Haxhi Baxhinovski
Anetare te Kryesise se Shoqates se Rehabilitimit per Drejtesi dhe Dinjitet te ish-te Persekutuarve Politike

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›