E Diel, 1 Nëntor 2026

Orët me diell do të mbizotërojnë në të gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek, e cila hera-herës në bregdet e kryesisht në atë Jugperëndimorë dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

Deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-3 ballë.

Temperatura minimale do të regjistrohet në Kukës, 7 gradë celcius, ndërsa ajo maksimale në Sarandë dhe Gjirokastër, 22 gradë celcius.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›