Organet e sigurise po hetojne nese akti ishte terrorist

Sipas faqes online te revistes gjermane Der Spiegel organet gjermane dhe amerikane te sigurise po hetojne me intensitet te larte per te zbuluar nese te shtenat ne Aeroportin e Frankfurtit ishin nje atentat i qellimshem terrorist kunder ushtrise amerikane dhe nese rrezikohen sulme te tjera ndaj ushtareve amerikane ne Gjermani.
Duke iu referuar qarqeve gjermane te sigurise dhe autoriteteve amerikane Spiegel Online shkruan se nderkohe ka tregues te qarte per lidhje te sulmuesit me qarqe islamiste ne Gjermani. Madje ne SHBA druajn se i riu mund te jete pjese e nje celule terroriste dhe se duhen pritur atentate te tjera ndaj caqeve amerikane ne Gjermani.
SHBA-ja ka derguar hetues ne Gjermani. Pohimi se kemi te bejme me atentat terrorist bazohet kryesisht ne hetimet fillestare ne lidhje me te dyshuarin. Spiegel Online thote se sipas familjes se tij qe jeton ne Mitrovice atentatori eshte nje besimtar mysliman i cili ka punuar ne Aeroportin e Frankfurtit.
Gjithnje sipas Spiegel Online hetuesit gjermane verifikuan nje faqe facebook-u e cila sipas te gjitha gjasave eshte pergatitur nga atentatori 21 vjecar. I riu paraqet atje hapur brumosjen e tij islamiste. Sipas hetuesve faqja deshmon nje mendesi radikale te te riut.
Gazeta Tagesspiegel shkruan se ne rast se konfirmohet sfondi politik atehere do te ishte hera e pare ne historine e Republikes Federale Gjermane qe nje islamist militant ia del te kryej nje atentat terrorist brenda vendit. Deri tani ka pasur te vrare dhe te plagosur vetem ne sulme ndaj institucione gjermane jashte vendit vecanerisht ndaj ushtrise gjermane Bundeswehr apo ndaj turisteve gjermane si ne atentatin e prillit 2002 ne ishullin turistik tunizian Xherba.
Kurse gazeta Die Welt shkruan se i riu punonte ne aeroportin e Franfkurtit dhe se ungji i tijka thene se ai eshte besimtar mysliman. I ungji qe jeton ne nje fshat te Kosoves ka shpjeguar se i riu eshte rritur ne Gjermani. Prinderit e tij kane emigruar atje 40 vjet me pare shkruan Die Welt.
AutorSpiegel Online/ Tagesspiegel / Die Welt /Elert Ajazaj
Redaktoi Aida Cama