Me pervoje ne lufte kunder terrorit Ministri i ri i Mbrojtjes Thomas de Maizire

Thomas de Maiziere eshte dikush te cilin mund ta quash duke folur clirshem si dhe me vleresim politikisht arme per te gjitha qellimet. Perpara se kristjandemokrati 57 vjecar te emerohej ne fund te tetorit 2009 nga Kancelarja federale Merkel si minister i Brendshem i Gjermanise qe prej 2005-es ai ishte minister Federal per detyra te vecanta dhe shef i zyres se kancelares. Ne kete funksion de Maiziere ishte personi kompetent edhe per Sherbimin Informativ Gjerman BND dhe Zyren Federale per Mbrojtjen Kushtetuese BfV. Si minister i Mbrojtjes kompetenca per Kunderzbulimin Ushtarak eshte ne sektorin e tij.
Pervoje nga postet e meparshme
Pika takimi midis postit te tij te deritashem dhe postit te ri ka para se gjithash ne luften antiterror. Edhe per te garantuar sigurine e Gjermanise i luftojne rreth 5.000 ushtare gjermane ne Afganistan talibanet. Punedhenesi i ardhshem i ushtareve Thomas de Maiziere sjell me vete ne kete fushe shume pervoje nga posti i tij i vjeter. Ministri i Brendshem de Maiziere ka fituar pertej kufijve partiake emrin se di si te veproje ne menyre te arsyeshme me rrezikun e terrorit. Kur ne vjeshten e vone 2010 u shtuan te dhenat se jane planifikuar atentate ne Gjermani ai iu shmang cdo shkallezimi ose kalimit ne panik. Ne publik dhe ne parlament de Maiziere mori per kete shume mbeshtetje
Une ju falenderoj shprehimisht per mbeshtetjen te cilen une e ndieva edhe personalisht ditet e fundit ne Bundestag edhe permes opozites dhe medieve. Une iu falenderoj edhe me teper per besimin te cilin e gezojne autoritetet e sigurise te populli te politika ne parlament ne gjendjen aktuale.
Besimi ndaj personit do te jete i nevojshem per pasardhesin e Karl Theodor zu Guttenbergut ne post. Me nderprerjen e sherbimit te detyrueshem ushtarak dhe nje kurs te rrepte kursimesh paraardhesi i ka lene de Maizierit nje hipoteke te rende venia ne jete e se ciles vetem sa ka nisur. Se ai nuk sprapset para reformave te veshtira kete Thomas de Maiziere e ka vertetuar. Ne dhjetor 2010 ai paraqiti si minister i Brendshem rezultatet e nje komisioni te thirrur prej tij per reformimin e policise. Ne baze te raportit Policia Federale Pasardhese e Policise se Mbrojtjes se Kufirit dhe Zyra Federale e Kriminalistikes BKA do te fuzionojne. Nje synim i guximshem sepse njeri institucion eshte nder te tjera pergjegjes per zbatimin e se drejtes se azilit dhe per sigurine ajrore kurse tjetri para se gjithash per mbrojtjen e personave. De Maiziere e hodhi poshte kritiken se deshironte te krijonte nje super polici sipas modelit te FBI-se amerikane
Ne luftimin e terrorit ne e perjetojme FBI-ne si nje lloj sherbimi informativ me dege nderkombetare. Ky nuk eshte fare synimi. Ne qendren e perbashket te luftimit te terrorit ne bashkepunojme mire. Kjo levdohet ne plan kombetar dhe nderkombetar. Kjo nuk duhet te ndryshoje.
Tradite familjare ne ushtri
Por Thomas de Maiziere nuk e fsheh se do te preferonte ta angazhonte ushtrine gjermane edhe brenda vendit per mbrojtje nga terrorizmi gje qe ne baze te kushtetutes gjermane eshte e ndaluar. Dhe meqenese nuk ka shumice parlamentare per ndryshimin e kushtetutes ai e ka perfunduar gjithmone shpejt diskutimin e trasheguar nga paraardhesi i tij Wolfgang Schuble.
Pervojat personale ushtarake te Thomas de Maiziere jane te largeta ne fillim te viteve 70 ai kreu sherbimin e detyruar ushtarak pas kesaj ai studioi per drejtesi. Aspekti ushtarak luan edhe ne familjen e tij nje rol te madh. I ati Ulrih de Maiziere ishte prej vitit 1966 deri me 1972 Inspektor i Pergjithshem i Bundesverit ushtrise gjermane.
Autor Marcel Frstenau/Auron Dodi
Redaktoi Elert Ajazaj