E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Organizonin baste sportive online, arrestohen 8 shtetas

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka finalizuar operacionin e koduar “Bad spin 4”.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 8 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:  P. K., A. Ll., A. Zh., L. M., A. C., E. A., A. K., dhe A. Q., të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. D., dhe A. Z.

11 aparate celulare dhe 5 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›