Proda pret një përfaqësi të organizatës Illyrian Society në Nju-Jork

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në një takim një përfaqësi të organizatës NYPD ILLYRIAN SOCIETY, të cilët kishin ardhur në Tiranë për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Illyrian Society është një organizatë që përfaqëson mbi 200 profesionistë shqiptaro-amerikanë të zbatimit të ligjit në Nju-Jork.
Presidentja e organizatës, detektivja Jacqueline Marku, theksoi se ndihet dhe është krenare që është shqiptare dhe ndaj sot, bashkë me bordin ekzekutiv të organizatës, erdhi dhe iu bashkua paradës, me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë.
Drejtori i përgjithshëm Ilir Proda falënderoi kolegët shqiptaro-amerikanë, për kontributin tyre në interes të Shqipërisë dhe Policisë së Shtetit.
/a.f/