Organizuan lojëra fati, arrestohen dy shtetas, procedohen dy të tjerë

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Dy shtetas janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në Durrës, pasi u kapën në flagrancë në katër lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë zbuluar katër lokale ku organizoheshin lojëra fati (baste sportive).
Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit D. S., 36 vjeç, E. H., 61 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. Ll., 20 vjeç dhe K. K., 49 vjeç, të dy banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar katër celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/r.e/a.f/