E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orgji "naziste" per Maks Mozlein

Presidenti i Formula 1, Maks Mozlei, qenkesh nje sado-mazokist. Zbulimi trondites i shoqeruar me nje video-shock, eshte i gazetes se perjavshme "News of the World". Ne numrin e saj te djeshem, ajo ka treguar "lojerat e rrezikshme" te presidentit te Federates Nderkombetare te Automobilizmit (FIA). Mozlei shfaqet ne filmimin prej gati pese oresh, ndersa luan duke bere komandantin nazist me pese prostituta. Ato dallohen te gjitha te veshura me vija bardhezi qe te kujtojne ato te perdorura ne kampet e perqendrimit, te cilave u jep urdhra dhe u nenshtron tortura te ndryshme. Ne pamjet filmike, shikohet qarte Mozlei qe numeron gjermanisht ("Eins, Zwei, Drei, Vier, Funf, Sechs") kamzhikimin qe i ben te ndenjurave te nje prostitute brune me nje shirit prej lekure te zeze. Ndersa vajzat e tjera dallohen ne filmim, te shikojne me nje heshtje plot respekt skenen e turpshme. Por perpara se te shpertheje ndaj femrave ne menyre sadiste, multimilioneri i nenshtrohet nje trajtimi mazokist, duke lejuar nje femer-kapo ta zhveshe, t'i kontrolloje gjenitalet dhe floket per morra, (tamam ashtu sic benin ushtaret naziste me hebrenjte ne kampet e shfarosjes). E deri aty sa shfaqen "duke lehur" urdhra anglisht me ze te larte. Me pas e lidhin me zinxhire ne nje aparat torture dhe e kamzhikojne te te ndenjurat, duke e detyruar te kerkoje meshire. Sipas asaj qe thote tabloidi i perjavshem londinez, videoja eshte xhiruar ne mbremjen e se premtes ne apartamentin prej 2 milione sterlinash (2.5 milione euro) qe Mozlei posedon ne Celsi. Nje banese jo shume larg shtepise ku jeton me gruan e tij, Xhin (te dy jane martuar ne vitin 1960 dhe kane dy femije, Aleksandrin 37 vjec dhe Patrikun 35). Per sherbimet e tyre speciale, pese prostitutat kane marre 2.500 sterlina cash (dicka me pak se 3.100 euro), te paguara me pare nga bosi i Formula 1. Pasi ka mbaruar orgjia, gjate se ciles Mozlei ("nje femije ne nje dyqan embelsirash", sic shkruan tabloidi), nuk ka lene t'i shpetoje asgje, madje edhe nje moment lezbik mes nje bruneje dhe nje biondeje, grupi qendroi edhe nja dhjete minuta duke pire vere (por presidenti i FIA-s ka preferuar filxhanin e zakonshem me caj) dhe duke biseduar. Me pas, secili shkon ne rrugen e tij, ajo e Mozleit te con ne Barhein, ku javen e ardhshme do te zhvillohet cmimi i trete i madh i sezonit. Sic kujton "News of the World", Mozlei eshte femija i katert i Ser Osvald (vdekur me 1980), krijues i "British Union of Fascists", (krah politik i se djathtes ekstreme, qe gjate viteve '30 ka qene aleate e partise se Benito Musolinit), dhe nje mik personal i Adolf Hitlerit dhe Jozef Gebles.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›