Vajza e Klinton zbulon gjenin e saj politik
Pyetja del nga hici ne mes te takimit elektoral: A mendon Chelsea Klinton se kredibiliteti i te emes, Hillari Klinton, kandidate demokrate per Shtepine e Bardhe, eshte demtuar nga lidhja jashtemartesore e ish-presidentit Bill Klinton me Monika Levinskin? "Pa shih! Ne fakt, ju jeni njeriu i pare qe me beni kete pyetje ne 17 qytezat universitare ku kam qene", pergjigjet e reja 28-vjecare. "Dhe mendoj se keto nuk jane absolutisht ceshtje tuajat", shton ajo thate. Shkembimi i batutave kete jave ne Butler University (Indiana, veri) ishte nje test i qarte per vajzen e ish-Zonje se Pare. Por Chelsea Klinton ia doli kaq mire, sa dukej qarte qe talenti politik i prinderve te saj rridhte edhe ne damaret e saj. Pas atij shkembimi te forte batutash, e reja iu kthye te pranishmeve si nje profesioniste e regjur, me mikrofonin ne dore dhe e buzeqeshur, duke shtuar: "Mendoj se kjo nuk duhet te jete as pyetja e fundit, apo jo?". Qe pas perfshirjes se saj aktive ne fushate ne fund te vitit te shkuar, ajo eshte bere sipas disave arma sekrete e kandidates, pa dyshim edhe me e forte se i ati, prania e te cilit shpesh perceptohet si nje bezdi per Hillari Klintonin. Ne Pensilvani ku do te kete nje perballje mes dy rivaleve demokrate me 22 prill, ajo ishte gjithsesi mjaft e lirshme, ndersa iu pergjigj nje pyetje ku i kerkohej te krahasonte dy prinderit e saj: "Po, mendoj se ajo do te jete nje presidente me e mire", u pergjigj ajo.