E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orhan Pamuk në Tiranë, nderohet me "Honoris Causa"

Shkrimtari turk Orhan Pamuk, fituesi i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2006, ka mberritur sot ne mengjes ne Tirane per nje vizite 2-ditore. Ai u prit nga kreret me te larte te shtetit, presidenti republikes Bamir Topi, e kryeministri Sali Berisha. Ndersa me pas ai vizitoi edhe universitetin shteteror te Tiranes, ku iu dha titulli “Doctor Honoris Causa”.

"Ne kemi nje histori per te cilen ndjejme pergjegjesi dhe kemi nje ndjesi te vecante ndaj saj por edhe ndaj nje bote te re, qe duhet ti bashkohemi, duke bere perpjekjet tona. Te gjiha shoqerite, te gjithe popujt bejne perpjekje per ta perqafuar kete bote moderne. por Ne asnje menyre nuk duhet te harrojme identitetin tone. Ne duhet ta ndjejme barren e historise me nje pergjegjesi te thelle morale, ne duhet te jemi patjeter edhe te lire ne kete bote. Ka shume njerez ashtu si dhe une qe duke e ndjekur verberisht identitetin kombetar, te kaluaren tone, ky proces na ngadaleson, perqafimin tone drejt modernes. E nese ne do ta perqafojme qorrazi kete bote moderne, kjo do te na largoje ne, nga ndjenjat tona kombetare dhe ceshtje te tilla nuk kane mbaruar, e nuk do te mbarojne ndonjehere. Por ne fund te fundit krijimtaria qofte ajo letrare, qofte akademike, mbeshtetet ne fuqine imagjinuese te vete njeriut", u shpreh Pamuk.

Ne mbremje ne sallen e Kuvendit, mes personalitetesh te kultures dhe artit nobelsiti Pamuk” ben prezantimin e librit autobiografik “Stambolli, kujtime dhe qyteti”, ku autori rrefen femijerine e tij, rininë e hershme e mes të tjerash dhe një histori dashurie me një vajzë me origjinë shqiptare, e cila përfundoi shumë shpejt, për shkak të ndërhyrjes së prindërve të vajzës.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›