KS për Kosovën, Ban Ki Mun shqetësim për veriun

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskutoi në New York rreth raportit të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon mbi zhvillimet në Kosovë. Në raportin e fundit SekretariiI Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara,shprehë shqetësimin për situatën në veri të Kosovës.
“Jam i shqetësuar për mundësinë e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës nëse qevevria në Prishtinë nuk zbaton strategjinë për verin e Kosovës në mënyrë sa më transparente dhe përmes dalogut me bashkësitë lokale,” theksohet në raport ku përsëritet thirrja drejtuar Prishtinës dhe Beogradit që të bisedojnë për çështje praktike. çështje tjetër për të cilin Ban Ki Moon flet në këtë raport është edhe përfaqësimi I Kosovës në takime ndërkombëtare që vazhdon të jetë problem.
“Nuk ka një marrëveshje për pjesëamrrjen e Kosovës në takime ndërkombëtare, gjë që ka shkaktuar mungesën e një ose më shuëm palëve,”thekson Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara duke i bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të marrin një qëndrim më pragmatic në lidhje me pjesëmarrjene Kosovës në forume rajonale. Edhe pse kjo mbledhje iu dedikua shqyrtimit të raportit tremujor mbi zhvillimet në Kosovë, Beogradi zyrtar debatoi edhe për shkyçjen e operatorëve serbë në Kosovë, përkundër faktit se operatorët celular ishin ilegal.
Në këtë seancë Kosovën e përfaqësoi ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ndërsa raportin e Sekretarit të Përgjithshëm e paraqiti përfaqësuesi i tij special në Kosovë, Lamberto Zannier, derisa Beogradi u përfaqësua nga ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Hyseni do ta shfrytëzojë vizitën në New York, për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës te përfaqësuesit e vendeve të OKB-së që nuk e kanë njohur Kosovën.
ALSAT Azhornuar së fundi ( e hënë , 17 maj 2010 )