E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum banoret serish ne proteste Te zgjidhet problemi i pronave tona

VLOR- Banoret e Orikumit i jane rikthyer protestave per ceshtjen e pronesise. Paraditen e sotme rreth 150 banore te Orikumit dhe zonave perreth jane mbledhur para bashkise dhe nuk pranojne te levizim prej andej pa u pritur ne takim nga kreu i bashkise se Orikumit.

Me parulla ne duar dhe thirrje per njohjen e pronave te tyre banoret protestojne paqesisht nderkohe qe ne zone jane mbledhur forca te shumta policie.

Gjithcka me banoret e Orikumit ka nisur ne fillim te ketij viti. 400 familjet qe dikur kane punuar per Ndermarrjen Bujqesore Rinia kane perfituar ne baze te ligjit 7501 siperfaqe toke te cilat i kane punuar dhe shume prej tyre vazhdojne ti punojne.

Por ne fillim te ketij viti ne tokat te cilat ata i kane me akt perdorimi kane filluar ndertimet nga ana e personave qe kane marre letrat e pronesise. Nje gje e tille ka bere qe te gjithe banoret tu druhen ketyre vendimeve duke u mbledhur ne protesta te shumta por pa asnje reagim. Megjithese kryetari i bashkise se Orikumit u ka dhene te drejte asgje nuk eshte bere per zgjidhjen e ketij problemi.

Kohe me pare pati edhe nje perplasje fizike mes policise dhe banoreve per nje ndertim qe po kryhej dhe i cili eshte pezulluar. Krere te bashkise kane pohuar se ne Orikum ka shume toka qe jane me 2 apo 3 pronare e megjithate presin qe parlamenti ti jape nje zgjidhje situates permes ligjeve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›