E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli telefonon Fajon Vendimi per vizat nje hap para

Ne nje bisede telefonike me znj.Tania Fajon Topalla tha qe kjo stine eshte nje enderr e madhe qe po behet realitet.

Zonja Topalli e falenderoi ne menyre te vecante raporteren e PE znj. Tania Fajon per punen dhe perkushtimin e saj ne mbeshtetje te heqjes se vizave per shqiptaret por dhe shprehu mirenjohjen per Kryetarin e Komisionit LIBE z.Aguilar si dhe te gjithe koleget e tjere ne PE qe kane mbeshtetur levizjen e lire te shqiptareve. Reporterja Tania Fajon tha se ky eshte nje votim i rendesishem dhe nje mesazh shume i forte pozitiv per qytetaret shqiptare.

Kryetarja i tha znj.Fajon se kjo stine eshte historike per shqiptaret pasi ata po shohin sesi po behet realitet endrra e tyre shekullore per te levizur te lire. Kryetarja Topalli u shpreh gjate bisedes se Kuvendi i Shqiperise do te kete kenaqesine te mireprese ne Tirane zonjen Fajon bashke me koleget e tjere te delegacionit te PE.

Komisioni i Lirive Civile votoi me 49 vota dhe vetem 2 kundra heqjen e vizave ndersa Komisioni i Jashtem i Parlamentit Evropian miratoi propozimin e Komisionit Europian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine 20 dite me pare.

2010-09-29 0920

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›