Punimet e artisteve te rinj
Punimet e artisteve të rinj në atelierin e tekstilit dhe fashionit në Universitetin e Arteve janë krejt unike. Studentët kanë zgjedhur forma dhe materiale të ndryshme shprehje. Bota nën ujore është muzë frymëzimi për këtë artiste. Ky instalacion edhe mund të vishet
Mijëra pupla kanë shërbyer për të krijuar këto fustane të mrekullueshme shoqëruar edhe me kapele endur me perla. Këto veshje shërbejnë edhe si vepër e mirëfilltë arti.
Mbështetur mbi kontrastin bardh e zi, kjo studente ka krijuar veshje, dekor dhe karrige, prezantuar në këtë dhomë.
Për artistin Ali Oseku këto punime jane të arrira dhe flasin me nje gjuhe universale ne fushen e modes.
Galeria FAB e Universitetit të Arteve në gjithë hapësirën e saj është zbukuruar me instilacionet dhe veshjet e studenteve ku gjithçka është krijuar në formë artizanale ose thëne ndryshe “hand made”