Orkestra Simfonike e Kanadase koncert ne TOB

Për rreth një orë publiku shqiptar pati mundësi të shijonte glinkën, bizet por edhe rapsodi nga Kanadaja dhe nuk kishte se si të mungonin pjese nga repertori shqiptar si “Lule bore”, “Si dukat i vogël”. Artistët kanadez thonë se po largohen me mbresa nga Shqipëria dhe ato do shijojnë edhe turizmin e mrekullueshëm në vendin tonë.
Ndërkohë që turi i tyre artistik do të vazhdojë në jug të Shqipërisë si Antigone dhe ku do dhurojnë disa instrumenta për të rinjt
Kjo orkestër është krijuar në fillim të viteve ’70 si një orkestër amatore harqesh. Duke luajtur kryeveprat e literaturës për harqe për vite ky grup ka dhënë koncerte falas në salla të ndryshme, në kisha, spitale, shtëpi të moshuarish.
Pas vitesh grupit të harqeve ju bashkuan instrumentat e frymës dhe perkusionit derisa në mes të viteve ’80 ajo u kompletua si nje orkestër e plotë simfonike. Tashmë kjo orkestër është nga me te mirat në Kanadanë perëndimore. Nën batonin e dirigjentit të saj principal, Bujar Llapaj, orkestra prezanton mbi 20 koncerte çdo sezon me një repertor të larmishëm dhe impenjativ; nga Mahleri, Bartoku, Shostakoviç, Brahms,Berioz, etj. Orkestra prezanton talente të spikatura si dhe solistët e rinj. Koncertet janë të mbushur me dashuri për muzikën dhe shpesh publiku spontanisht çohet në këmbë nga entuziazmi.