E Hënë, 2 Nëntor 2026

Orkestra Simfonike e RTSH, koncert në Ulqin – Në program kompozitorë nga Mali i Zi dhe shqiptarë

Orkestra Simfonike e RTSH-së me ftesë të komunës së Ulqinit në kuadër të marrëdhënieve dy palëshe do të vij në një koncert me vepra të kompozitorëve botëror nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

Nën dirigjimin e maestro Gridi Kraja, 4 soprano do të interpretojnë veprat nga  Çesk Zadeja, Dvorak e Bizet.

“Tani po vjen koha për tu përgatitur për sezonin turistik, dhe gjatë të gjithë majit në Ulqin ka plotë aktivitete dhe në kuadër të këtij aktiviteti kemi dashur të organizojmë këtë koncert”, u shpreh Merita Shabanoviç, përfaqësuese e Komunës së Ulqinit.

“Ne jemi 4 soprano nga Ulqini që do performojmë së bashku me Orkestrën e Radio Televizionin Shqiptar  që për mua është një nder dhe kënaqësi e veçantë. Sopranot e tjera që do të marrin pjesë janë Hristina Dragovic, Maja Jakovic dhe Ezona Salaj”, u shpreh sopranoja Gjylie Pelingu-Hoxha.

Koncerti do të jetë sonte në orën 19:00 në qendrën kulturore të Ulqinit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›