Qeverisja në analizë, Rama kërkon raportim për realizimin e objektivave

Kryeministri Edi Rama mbledh të enjten kabinetin qeveritar në periferi të Tiranës për një analizë të thelluar pune me dyer të mbyllura.
Çdo ministër do të raportojë për realizimin e detyrave dhe prioriteteve, në një kohë kur në terren janë ndërmarrë operacione për lirimin e hapësirave të zaptuara dhe ka nisur reformimi i njësive të qeverisjes vendore.
Rama pritet ta drejtojë mandatin e katërt me nisma të reja dhe reforma zhvillimi në territor. Brenda pak javësh, socialistët do të thërrasin forumet drejtuese për të miratuar qeverinë e re.
Takimi zhvillohet një ditë pasi BE-ja ftoi zyrtarisht Shqipërinë të hapë grupkapitullin e fundit të negociatave.
Gazetare: Denada Shkodrani
/rtsh.al/