E Diel, 1 Nëntor 2026

Orkestra e TKOB do te cele festivalin e Dubrovnikut ne Kroaci

Orkestra e TKOB është përzgjedhur për të çelur festivalin operistik te Dubrovnikut si dhe si orkestër kryesore e këtij eventi të rëndësishme të muzikës lirike. Drejtori  Zhani Ciko thotë se  formacioni muzikor do të interpretoj dy pjese solistike si dhe do të shoqërojë këngëtarët lirik në performancat e tyre.

Orkestra e Teatrit të Operas dhe baletit po bën përgatitjet  e fundit për pjesëmarrjen në festivalin e Kroacisë. … Formacioni ynë muzikor është përzgjedhur nga shtrirja e gjerë e repertorit që interpretojnë.

 Repertori i përzgjedhur sipas Zhani Cikos është specifik.  Pjesë koncertore të Xhyzepe Verdit do të zënë pjesën më të rëndësishme  në kuadër të 200 vjetorit të lindjes së tij. Por nuk do të mungojnë edhe pjesë franceze.
 Në këtë festival do të marrin pjesë këngëtar lirik që interpretojnë në skenat më prestigjioze botërore e ku do të shoqërohen nga orkestra jone.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›