Ortodokset Dosjet tona te pronave po flene ne bashki

SHKODR - Ortodokset e Shkodres jane komuniteti me i diskriminuar ne drejtim te kthimit te pronave. Ne keto 20 vite ketij komuniteti nuk i eshte kthyer asnje prone edhe pse jane marre vendime ligjore ne favor te tij. Keshtu shprehet pergjegjesi i Kishes Ortodokse Autoqefale ne Shkoder At Nikolla Petani i cili ka reaguar menjehere pas deklarates se myftiut te Shkodres lidhur me pronat. At Nikolla Petani ka treguar per pronat e komunitetit ortodoks ne kete qytet qe jane te pakthyera.
Pronat e pakthyera
Ish-varrezat ortodokse pas ures se Bunes aktualisht jane nje aktivitet asfalt - betoni duke sjelle dhe ndotje te qytetit. Komisioni i Kthimit e Kompensimit te Pronave ia ka kthyer Kishes Ortodokse por ajo akoma eshte prone e bashkise dhe bashkia nuk vepron ndersa dosjet tona flene ne kete institucion. Ajo qe dhe sot njihet me emrin Shtepia e Oficereve ka qene kisha ortodokse.
Pushteti komunist prishi institucionet e kultit dhe kishen ortodokse e ktheu ne shtepi te ushtarakeve dhe sot aktualisht aty ka disa biznese dhe per 44 vjet vazhdon te hidhet valle e kendohet mbi nje kishe.
Aty ka dhe biznese dhe zyra pushtetaresh e partish politike njera prej te cilave eshte selia e PR-se ne Shkoder. Kisha ortodokse aktuale ne Shkoder eshte e blere nga Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe eshte ndertuar kjo kishe ndersa ambienti ku ajo ka qene dikur perdoret prej 44 vitesh prej te tjereve.
shte i njohur problemi i ish-turizmit ose hotel Rozafes ku ka 20 vjet qe ka nje proces gjyqesor mes pronareve te truallit komunitetit mysliman komunitetit ortodoks dhe familja Lacej. Jane 20 vite gjyqe ku Komisioni i Kthimit e Kompensimit te pronave ia kthyer Kishes Ortodokse dhe pronareve te tjere.
Por nderkohe nderhyjne institucione te tjera shfuqizohen vendimet e hyjne ne fuqi te tjera me pronare te tjere. Shkodranet e dine se kujt i perkiste me pare ky objekt dhe kujt i perket tani. Te gjithe jane njerez te lidhur me pushtetin apo te aferm te tyre.
Nje tjeter prone e pakthyer e komunitetit ortodoks ne Shkoder eshte dhe lulishtja tek spitali ku kane qene varrezat ortodokse dhe kemi kerkuar kompensimin e kesaj prone per te ndertuar nje klinike diagnostikuese pas spitaleve por kerkesa jone ka rene ne vesh te shurdher. Per secilin prej nesh eshte e dhimbshme qe komunizmi i ktheu kishat ne kazerma e klube kulture dhe sot ka akoma kisha mbi te cilat hidhet valle.
I bejme apel pushtetit qendror e vendor te mbaje premtimet e dhena ne gjithe keto vite per kthimin e pronave tona dhe te mos harroje se komunitetet fetare jane nje ze shume i rendesishem per te gjithe vendin e vecanerisht per Shkodren.
Ne kerkojme vetem zbatim te ligjeve dhe lutemi qe keta njerez te mos i kene veshet e shurdher dhe tu hapen ashtu sic duan ata dhe ne ato momente kur u duhet atyre - ka theksuar At Nikolla Petani.
Me tej ai ka permendur ndihmesen e komuniteteve fetare ne periudha te ndryshme ku me 1997-n ishin ata qe dolen neper rruget e qytetit duke u perpjekur te shuajne ligesine qe ekzistonte apo ne rastet e permbytjeve te vitit te kaluar ku kane dhene ndihme te drejtperdrejte per te demtuarit.