E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ortodoksët festojnë Shën Marenën në mushkërinë e Elbasanit

gjinar-6Elbasan- Besimtarët ortodoksë të Elbasanit u mblodhen për të kremtuar festën e shenjtores Shën Marena në komunën Gjinar.

Sakrificat e shënjtores për zonën nderohen çdo vit në malin e Gjinarit, ku besimtarët mblidhen për të festuar.

Banorët dhe prifti e cilësojnë këtë një mundësi të mirë për të festuar të gjithë së bashku.

Në fjalën e rastit at Jani Ranxha u uroi besimtarëve më shumë paqe dhe dashuri.

Prë kreun e komunës, Kristaq Shqau festa është një mundësi për të promovuar turizmin e zonës. Gjinari njihet si mushkëria e Elbasanit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›