Të drejtat e minoritetit grek, OMONIA: Hije dyshimi tek qeveria e re
Tiranë- Disa orë pas publikimit të emrave të ministrave të rinj, organizata OMONIA ka shprehur shqetësimin se ka dyshime mbi faktin se nëse qeveria e re sipas tyre do të mbrojë të drejtat e minoritetit, pasi në përbërjen e saj nuk ka asnjë ministër minoritar, thonë ata. OMONIA i drejton një thirrje Partiaq Bashkimi për të Drejtat e Njeriut që të riorjentojë qëndrimin e saj politik.
Mospërfshirja në mënyrë të drejtpërdrejtë në përbërjen e qeverisë me post ministri, të një pjesëtari të Komunitetit Etnik Grek ndonëse kjo përbën praktikë që nga kalimi normal në demokraci më 1991, për më tepër të propozuar drejtpërdrejt nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut PBDNJ, është një ogur jo pozitiv. Rezervat tona politike lidhen sigurisht me faktin se sa dhe si forcat që po ndërmarrin qeverisjen e re kanë vullnetin dhe do të punojnë për avancimin e mëtejshëm të të drejtave të Minoritetit Etnik Grek. Kjo në përputhje dhe sipas standardeve të BE kundrejt të cilit dhe procedurave të përafrimit të mëtejshëm integrues në të, Qeveria Shqiptare është e angazhuar. Zhvillimet e ditës së sotme, sidoqoftë, ngrenë pikëpyetje serioze dhe hedhin hije mosbesimi.- thuhet në deklaratën e OMONIA-s.