Osama nuk arriti te merrte armen

Natën e sulmit amerikan në vilën-bunker të Abbottabad, Osama bin Laden e Amal, gruaja jemenite, sapo ishin shtrirë në shtratë dhe kishin fikur dritën, kur dëgjuan të shtënat.
Përpara se kreu i Al Kaedës të arrinte të merrte kallashnikovin e tij, skuadra e Navy Seals është futur në shtëpi dhe i ka qëlluar të shoqit.
Ky është rrëfimi i vetë Amal Ahmed Al Sadah gjatë marrjes në pyetje nga forcat e sigurisë pakistaneze, sipas dy oficerëve që kanë folur për të përditshmen pakistaneze “Dawn”.