E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski optimistpër fitore në zgjedhjete 5 qershorit

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski pretendon koalicioni i tij do fitojë sërish në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit.

Mediat vendase të cilat bëjnë publike lajmin bëjnë me dije së kjo qënë deklaratë që kryeministri ka bërë në një takim në një takim të koalicionit rreth partisë së tij, ku bëjnë pjesë 24 parti politike, duke përfshirë ato të komunitetit turk, rom, serb, boshnjak dhe parti tjera minore maqedonase.

“Ky është një front masiv, i cili jo vetëm se duhet të sjellë fitoren e ardhshme në zgjedhje, por edhe të marrë përgjegjësinë gjatë katër viteve të ardhshme dhe të bëjë përparime në Maqedoni, në çdo fushë”,- theksoi Gruevski, me rastin e nënshkrimit të një platforme të përbashkët me partitë e koalicionit, duke theksuar se bëhet fjalë për një nga koalicionet më masive deri tani në historinë e këtij vendi.

Ndërkohë Gruevski ka thënë se në listat e deputetëve të koalicionit është përfshirë edhe frymë e re. Mësohet se kreu i VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e 5 qershorit do ketë përballë kandidatetn e opozitës, Radmila Sheqerinska nga LSDM.

VMRO-DPMNE edhe në këto zgjedhje del me platformën politike “Rilindja 100 hapa”, por e zgjeruar dhe e plotësuar me projekte të tjera.
(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›