E Hënë, 2 Nëntor 2026

Oscar Piastri para Verstappen, zhgënjen Ferrari

Provat zyrtare në Imola shkojnë për një super Oscar Piastri që e vendos McLaren-in e tij para të gjithëve. Australiani, lideri i kampionatit botëror, e mbylli seancën në 1:14.670, vetëm 34 të mijëta përpara Red Bull-it të Max Verstappen, i cili do të startojë në rreshtin e parë. Rreshti i dytë për Mercedesin e George Russell dhe McLaren-in tjetër të Lando Norris.

Në rreshtin e tretë do të jenë dy ish-pilotët e Ferrarit, Alonso dhe Sainz, përpara Albon, Stroll, Hadjar dhe Gasly.

Zhgënjim total për Ferrarin, me vendin e 11-të për Leclerc dhe të 12-të për Lewis Hamilton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›