E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oscar Pistorius lirohet nga burgu

Është liruar me kusht ylli paraolimpik Oscar Pistorius, i cili ka pranuar vrasjen (sipas tij aksidentale) e të dashurës së tij, modeles Reeva Steenkamp. Vendimi i gjykatës është se ai duhet të jetë i lirë deri në gjykimin e tij.

Megjithatë, Pistorius mund të presë më shumë se një vit deri tek gjykimi, duke marrë parasyh funksionimin e sistemit të drejtësisë në Afrikën e Jugut.   Pas një seance e cila zgjati gati dy orë, gjykatësi vendosi se Pistorius nuk kishte gjasa për të kryer ndonjë akt tjetër të dhunës, nëse do të lirohej nga paraburgimi.   Pagesa për lirim me kusht ishte vendosur në £ 73,822 funta britanike, duke përfshirë 7382 funta në të gatshme.   Kushtet e lirimit të tij përfshijnë që ai të dorëzojë pasaportën dhe dokumentet e udhëtimit, të mos e vizitojë shtëpinë e tij, ku u vra modelja dhe të mos përdorë substanca të ndaluara. Atij i është ndaluar edhe konsumimi i alkoolit. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›