E Diel, 1 Nëntor 2026

Oskar Berti le Italineper te trajnuar Flamurtarin

Ekziston nje vije e holle qe ndan realitetin nga deshirat. Nje vije qe te gjithe te pakten nje here ne jete provojne ta kalojne per te realizuar endrrat e tyre. Ajo vije ndonjehere transformohet ne nje mur dhe para atij muri shume prej nesh stepen. Ne te kundert disa zgjedhin te vazhdojne perpara. Duke ditur qe vetem keshtu dyert e endrrave mund te hapen. Oskar Berti ish-trajner per te rinjte e ekipit te futbollit Hellas Verona pati guximin te rrezikoje dhe ne fund u shperblye per zgjedhjen e tij. Oskar eshte katapultuar direkt ne superligen shqiptare.

Oskar pas gjithe ketij mundimi erdhi momenti jot
Eshte nje cmim per qendrueshmerine time. Nuk kam reshtur kurre se besuari. Kam shpresuar gjithnje te beja trajnerin ne ekipet me peshe dhe me ne fund enderra ime u realizua. Tashme me Fc Flamurtarin Vlore club i superliges shqiptare deshiroj te jap me shume nga vetja.

Kur lindi pasioni juaj per pergatitjen atletike
Pasioni u rrit brenda meje dite pas dite. Pas debutimit me Caprino kthesa ne karrieren time erdhi me Casaleone. Atje njoha Riccardo Prisciatelli-n i cili duke besuar ne cilesite e mia me dha mundesine per tu bere trajner i Beretti-t te Hellas Verona. Kate vite te paharrueshme ku u permiresova ne cdo pikepamje profesionale dhe humane.

Kujt i referohesh ne menyre te vecante
Duhet te falenderoj Giovani Colella trajner i shkelqyer dhe njeri akoma me i mire. Ishte ai qe me keshilloi te Muca trajneri i Flamurtarit. Shkova per dy dite ne Shqiperi per nje periudhe prove dhe arrita te bind te gjithe.

Flamurtari mund te jete nje trampoline per hedhjen drejt Europes
Do te ishte fantastike. Sezonin e shkuar Flamurtari arriti te kualifikohej per eliminatoret e Europa League. Shpresojme qe historia te perseritet. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›