Osmani: “Defender Europe”, kapitull i ri për Kosovën në bashkëpunimin ushtarak ndërkombëtar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot trupat ushtarake që marrin pjesë në stërvitjen Defender Europe ’25, që ndodhen në Kosova.
Osmani ka deklaruar se Kosova është duke shkruar një kapitull të ri në bashkëpunimin ushtarak ndërkombëtar.
“Krah për krah me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të NATO-s, vendi ynë po shkruan një kapitull të ri të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar”, shkruan Presidentja e Kosovës.
Sipas saj, kjo stërvitje dëshmon përkushtimin e Kosovës ndaj paqes dhe sigurisë.
“Vetëm dy ditë më parë, në SHBA, diskutuam për vizionin e përbashkët për mbrojtjen e Evropës. Rreth 1 mijë pjesëtarë të FSK-së janë të angazhuar drejtpërdrejt – profesionistë të barabartë me aleatët nga vendet më të fuqishme të botës. Ky është një mesazh i qartë: Kosova jo vetëm që kontribuon, por është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s”, shkruan Osmani.
/rtsh.al/