Osmani: Gjermania, partner kyç për zhvillimin e Kosovës

PRISHTINË, 2 tetor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite pune në Gjermani, ka takuar sot ministrin e Bujqësisë të këtij vendi Cem Özdemir.
Në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike dhe sigurisë, bashkëpunimin reciprok dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën.Në këtë kontekst, e para e vendit tonë theksoi përkushtimin për nxitjen e marrëdhënieve të Kosovës duke njohur rolin e rëndësishëm të shtetit gjerman si partner kyç në zhvillimin e vendit tonë. /KosovaPress/