E Hënë, 2 Nëntor 2026

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

Me rastin e shënimit të përvjetorit të 249 të Pavarësisë së ShBA-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka theksuar se sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën, me aleaten më të madhe.

Ajo vuri në dukje se Amerika qëndroi pranë Kosovës në orët e saj më të vështira dhe vazhdon të qëndrojë e palëkundur edhe sot.

“Faleminderit Ambasadës Amerikane për organizimin e festës së veçantë në nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve këtë javë”, ka shkruar presidentja e vendit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›