E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Osmani për “The Sun”: Vuçiç si Putin, i bën rezistencë presionit të ndërkombëtarëve për sanksionet ndaj Rusisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ripërsëritur shqetësimin për lidhjen e ngushtë që ka Presidenti serb Aleksandër Vuçiç me presidentin rus Vladimir Putin dhe rezistencën që Vuçiç po i bën presionit ndërkombëtar për sanksione kundër Rusisë.

Në një intervistë për The Sun, Presidentja tha se Serbia duhet të kuptojë se realiteti i Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, do të ekzistojë përgjithmonë dhe s’do të ketë ndryshim.

Duke u ndalur te lufta e Rusisë në Ukrainë, Osmani u shpreh se një pushtim në shkallë të plotë, nuk ka gjasa në këtë fazë.

Sipas The Sun, kufiri ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ka qenë historikisht një nga më ndezësit në Ballkan. Grupet paraushtarake, të dyshuara se mbështeten nga shteti serb dhe mercenarët kriminelë lufte të Putinit, Grupi Wagner, janë aktive në veri të Kosovës.

Sa i përket marrëveshjes së Ohrit mes Prishtinës dhe Beogradit, Presidentja u shpreh se njohja reciproke, është e vetmja zgjidhje që mund të çojë në paqe afatgjate në rajon.

“Ne jemi absolutisht të zhgënjyer që njohja reciproke nuk përfshihet në mënyrë eksplicite në këtë marrëveshje, sepse kjo është zgjidhja e vetme që mund të çojë në paqe dhe stabilitet afatgjatë”, tha ajo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›