Osmani takon Anu Pratipati, rikonfirmon partneritetin Kosova-SHBA

PRISHTINË, 5 nëntor/ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati.
Në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështje që kanë të bëjnë me sigurinë.
Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve duke e vlerësuar partneritetin me SHBA-në si strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës.
/KosovaPress//r.e/