E Enjte, 5 Nëntor 2026

Osmani takon Hovenier, diskutojnë për sigurinë dhe zgjedhjet e reja

PRISHTINË, 12 gusht /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe angazhimin e vazhdueshëm për konsolidim të mëtejshëm të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm.

Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm, njofton Presidenca e Kosovës.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›