E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Italia dhe Zvicra kërkojnë samit për paqen në Ukrainë edhe me pjesëmarrjen e Rusisë

ROMË, 12 gusht /ATSH-DPA/ – Italia dhe Zvicra shprehën mbështetjen e tyre për një samit të dytë të paqes për luftën në Ukrainë, në të cilin duhet të marrë pjesë edhe Rusia.

Pas bisedimeve në Luçernë, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani dhe homologu i tij zviceran Ignazio Cassis nënshkruan një deklaratë të përbashkët që synon “krijimin e kushteve më të mira të mundshme për një samit të dytë të paqes që përfshin të gjitha palët, përfshirë Rusinë dhe të gjithë lojtarët përkatës globalë”.

Tajani dhe Cassis u bënë thirrje të gjitha palëve që ”të mos kursejnë asnjë përpjekje për të krijuar një platformë të përbashkët negociuese”.

”Paqja mund të arrihet vetëm me përfshirjen e të gjithë aktorëve dhe dialogun me ta”, sipas ministrave. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›