Oto Bariç te shtunen ne Tirane
Federata Shqiptare ka arritur të sigurojë edhe shtëpinë për trajnerin e kombëtares shqiptare, kroatit Oto Baric. Ky i fundit me të gjitha gjasat do të jetë në Tiranë ditën e shtunë. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që kroati të jetë në Tiranë në fillim të javës së ardhshme, sipas zëdhënësit për shtyp në FSHF. "Po, këto ditë pritet që Barici të jetë në Tiranë. Këtë fundjavë, ose të shumtën të hënën e ardhshme, do të jetë këtu për të lidhur kontratën me FSHF në. Dita e nënshkrimit të kontatës do të bëhet publike bashkë me detajet e tjera të marrëveshjes," është shprehur zëdhënësi i shtypit.