E Diel, 1 Nëntor 2026

Oto Bariç zyrtarisht trajneri i kombëtares. Kroati sapo firmosi kontratën

Trajneri kroat Oto Baric firmosi sot në orën 15.00 në një nga mjediset e Hotel "Rogner" kontratën e tij me Federatën Shqiptare të Futbollit. 74-vjecari Baric do të drejtojë përfaqësueses kuqezi për fushatën kualifikuese EURO 2008. Baric është trajneri më i vjetër në moshë në Europë që drejton një skuadër Kombëtare. Oto Baric është trajneri i tretë i huaj rradhazi që drejton përfaqësuesen shqiptare, pas italianit Dosena dhe gjermanit Brigel.
Ndeshja e parë e zyrtare e Shqipërisë në drejtimin e kroatit Baric do të jetë ajo kundër Bjellorusisë në kuadër të fushatës kualifikuese të Euro 2008.

Pas pak do te jete raporti i plotë dhe deklarimet e tij në konferencën e parë për shtyp të Oto Baric si trajner i Shqipërisë.

Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›